Saint Kitts dhe Nevis njeh pavarësinë e Kosovës
Prishtinë, 14 nëntor - Kosova është njohur sot nga Saint Kitts dhe Nevis, një shtet ky nga ishujt Levardë në Detin e Karaibeve.
Burime të Radio Kosovës, brenda Ministrisë së Jashtme kanë thënë se Ministri Hoxhaj ka marrë sot konfirmimin nga homologu i tij nga ky vend.
Burimi brenda Ministrisë së Jashtme, i tha Radio Kosovës se MPJ-ja nuk ka ndërmend të bëjë publik lajmin pa marrë notën verbale, e cila në MPJ mund të arrijë gjatë ditës së sotme apo ditëve në vazhdim.
Njohja tha burimi brenda MPJ-së vjen si rezultat i angazhimit dhe lobimit të ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj në këtë vend.