Sahatqija: Të fuqizohet roli i gruas
Prishtinë, 7 shkurt - Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, znj. Teuta Sahatqija, u takua sot me eksperten nga Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI), dhe znj. Melihate Limani e z.Ramadan Klicurica nga USAID-i.
Bashkëbiseduesit u dakorduan që të ndihmojnë në fuqizimin e rolit të grave dhe në ngritjen e efektshmërisë së administratës në komuna, e veçanërisht rritjen e rolit dhe efikasitetit të grupeve të grave asambleiste dhe zyrave për barazi gjinore.
Znj. Sahatqija theksoi rëndësinë e organizimit të trajnimeve dhe tryezave që do të rritnin kapacitetet profesionale të grave në komuna, sidomos në aspektin e buxhetimit.
Ky angazhim fillimisht përfshin komunat nga tri rajone dhe nga Shtërpca, ndërsa më vonë do të përfshijë edhe komuna tjera. Aktivitetet do të fillojnë nga gjysma e marsit.