Rugova: Kryeministri Mustafa nuk do të tërhiqet
Prishtinë, 15 tetor - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka vlerësuar se zgjidhja më e mirë për tejkalimin e situatës është funksionimi i Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë për Epokën e re se seanca e sotme e Kuvendit duhet të mbahet dhe ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ta zbatojë Rregulloren e punës.
Rugova ka bërë me dije se mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe formimi i qeverisë teknike nuk janë opsione të pranueshme.
Ai ka thënë se, pavarësisht sulmeve, kryeministri Isa Mustafa nuk do të tërhiqet dhe pushteti nuk do të ndërrohet në rrugë nëpërmjet dhunës dhe anarkisë.