Rugova kritikon ashpër deputetët e LDK-së që votuan kundër Mustafës
Prishtinë, 12 dhjetor - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka kritukuar ashpër ata deputetë të LDK-së, që votuan kundër qeverisë së Isa Mustafës.
Ai në një intervistë, për Gazetën Epoka e Re, ka thënë se është rast unik që mandatari i qeverisë, Isa Mustafa nuk u votua në Kuvend nga disa deputetë të LDK-së.
Ky është një shembull i keq. Vendimet e partisë duhen respektuar, ka thënë ai, në këtë intervistë që pritet të botohet nesër.
Kundër Isa Mustafës në Kuvend ishin tetë deputetë. Mirëpo, i pari i LDK-së, sot iu hakmor atyre, duke mos e emëruar asnjërin prej tyre në asnjë komision parlamentar si kryesues.