Rugova e Geci shqyrtojn mundësinë e kthimit në LDK
Prishtinë, 10 prill - Është publikuar fotografia e takimit ndërmjet Ukë Rugovës dhe Gani Gecit, sipas së cilës shihet se takimi është mbajtur në rezidencën e vëllezërve Geci, në Llaushë të Skenderajt.
Gani Geci, ka thënë se me djalin e Ibrahim Rugovës janë takuar për të shqyrtuar mundësinë e rikthimit në shtëpinë e vjetër, në Lidhjen Demokratike të Ibrahim Rugovës.
Kemi fol me Ukën për ti bashkuar forcat dhe të kalojmë në LDK, në mënyrë që ta largojmë ketë qeveri, ka thënë Geci për Indeksionline, duke shtuar se asnjëherë nuk do të jetë pjesë e Listës Ibrahim Rugova.
Në takim kanë qenë tre vëllezërit Geci, Dardan Gashi, Ukë Rugova dhe Shefki Gashi.
Fotografinë e takimit të psotuar në portalin ORAinfo e ka publikuar Gani Geci në rrjetin social Facebook.
Zhvillimet e fundit në LDD dhe në listën Ibrahim Rugova kanë shtuar edhe opsionet e tjera të zhvillimeve politike në taborin politik rugovian.
Besohet se vëllezërit Geci do ti sugjerojnë Ukë Rugovës që të gjithë të kthehen në LDK, sepse vetëm në këtë parti politike e ndjejnë vetën në shtëpinë e tyre.