Rrritet kënaqshmëria e njerëzve sa i përket punës së institucioneve
Përmbledhja ofron të dhëna që tregojnë një ngritje të përgjithshme të kënaqësisë së qytetarëve me punën e e institucioneve kyçe ekzekutive, legjistlative dhe të drejtësisë në Kosovë.
Të gjeturat më të fundit gjithashtu ofrojnë perceptimet e qytetarëve karshi zhvillimeve demokratike dhe ekonomike si dhe çështjeve të sigurisë.
Rezultatet tregojnë se ka një rritje të përgjithshme të kënaqshmërisë së njerëzve sa i përket punës së institucioneve kryesore të ekzekutivit, legjislativit, dhe gjyqësorit. mesatarisht, rreth 46% e kosovarëve duket se janë të kënaqur me institucionet (legjislative, ekzekutive, dhe gjyqësore bashkërisht).
Vetëm rreth 21% e kosovarëve duket se janë të kënaqur apo shumë të kënaqur me orientimin e tanishëm politik të Kosovës, ndërsa gati gjysma (42.5%) duket të jenë të pakënaqur apo shumë të pakënaqur me orientimin politik të Kosovës.
Ka shënuar rënie përqindja e qytetarëve që mendojnë se korrupsioni është në shkallë të gjerë i pranishëm në institucione të ndryshme, krahasuar me prillin e vitit 2013.
Indeksi i Demokratizimit (1.23) ka arritur nivelin më të lartë që nga nëntori i vitit 2010. Vetëm në krahasim me prillin e vitit 2013 indeksi është rritur me një mesatare prej 0.36.
Rezultatet e fundit nxjerrin në pah se ka më shumë pakënaqësi sa i përket orientimit ekonomik të Kosovës se sa orientimit politik të saj: rreth 62% e të anketuarve janë ose të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me orientimit ekonomik aktual të Kosovës, ndërsa vetëm rreth 12% janë të kënaqur me atë.
Një tjetër komponent që shpalosi rritje të konsiderueshme është besimi se media gëzon lirinë e shprehjes. Ndërkaq në muajin prill 2013 vetëm 25% e qytetarëve besonin se media gëzon lirinë e shprehjes, sondazhi i vitit 2014 raporton këtë numër të jetë në 45%.
Nga 59% e kosovarëve papunësia perceptohet si një nga problemet kryesore me të cilat përballet Kosova.
Rezultatet shpalosin se një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve kanë ndonjë plan për të mërguar nga Kosova (22%).
Vetëm 60% e kosovarëve deklaruan se ndjehen të sigurt kur gjenden jashtë shtëpie (krahasuar me 82% në prill të vitit 2013), ndërkaq vetëm 34% (për dallim prej 15% në prill të vitit 2013) ndjehen në përgjithësi të pasigurt.
Shumica e kosovarëve mendojnë se ballafaqimi me të kaluarën është i rëndësishëm. Rreth 87% konsiderojnë se nevoja e popullit të Kosovës për tu marrë me zbulimin e së vërtetës për të gjitha krimet e luftës të kryera në të kaluarën, pa marrë parasysh përkatësinë etnike të viktimave dhe autorëve të krimit.