Rrjeti i PDK-së ka kapur pozitat kryesore
Prishtinë, 19 mars - Një hulumtim i bërë nga Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese - Preportr, nga viti 2010-2014, ka gjetur se patronazhi politik me shtrirje të gjerë, ka depërtuar në të gjitha institucionet.
Raporti tregon se janë qindra zyrtarë të lartë publikë me prapavijë të qartë partiake që kanë qenë ose janë të punësuar në pozita të larta vendimmarrëse në institucionet publike.
Lorik Bajrami, drejtues i organizatës Çohu,thotë se të dhënat e hulumtuara tregojnë se patronazhi politik ka prekur të gjitha pozitat e larta publike.
/PDK/