Rrjeti i OJQ-ve AVONET, përformancë publike në Ferizaj
Ferizaj, 13 mars - Rrjeti i OJQ-ve AVONET, sot bëri një përformancë publike për gjendje e rrugëve urbane në Komunën e Ferizajt.
AVONET, realizoj këtë përformancë duke mbjellur disa THIRRA në rrugët urbane në Komunën e Ferizaj në rrugën Dëshmorët e Kombit.
Therra simbolizon shenjën e të keqës dhe rrezikun, siç dihet kjo bimë shkakton pasoja për ata që hasin në të, duke shkaktuar dëme, në popull njihet kjo thënje për therrën lëndimi nga THERRA të shkakton dy pasoja, shkakton pengesë në lëvizje dhe dëmtime nëse hasë mbi të.
AVONET, shpreh thellësisht shqetësimin për mos mirëmbajtjen e rrugëve, e veçanërisht në cilësinë e dobët të ndërtimeve të projekteve infrastrukturore.
Qeveri Lokale bëri riformimin e saj dhe si rezultat i përfrmancës së dobët të disa nga udhëheqësit e drejtorive, Kryetari Sfarqa i emëroj në drejtori tjera, por Drejtoria e Infrastrukturës nuk e patë këtë fat të tillë.
AVONET, kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizaj, z. Sfarqa, që të filloj të shqiptoj dënime ndaj punë-kryerësëve, këto dënime të bëjë jo vetëm gjatë përfundimit të projektit por edhe gjatë kryerjes së punëve që bëjnë ndërmarrjet, duke ju shqiptuar dënim dhe duke ju ndërprerë kontratën për ato që nuk kryejnë punët si është planifikuar.
AVONET, poashtu kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizajt, që të marrin pjesë në komisionin vlerësues edhe dy anëtar, njëri nga komuniteti dhe tjetri nga shoqëria civile, pjesëmarrja e tyre ngrit cilësinë e punëve dhe arrin të krijoj përgjegjësin dhe llogaridhënien e komisionit pran institucioneve dhe qytetarëve.