Rrjeti i Grupeve të Grave nderon Presidenten Jahjaga
Prishtinë, 20 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot një delegacion të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, të cilat e uruan Presidenten për detyrën e re dhe i dëshiruan shumë sukses në punën e saj.
Me këtë rast, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës i dha një mirënjohje Presidentes Jahjaga, për kontributin dhe përkushtimin e saj në avancimin e pozitës së gruas në shoqërinë kosovare.