Rritja e AKR nuk ka të ndalur
Gjilan, 23 maj - Të premten degës së AKR në Gjilan iu bashkua një pjesë e Kryesisë dhe e Forumit Rinor nga Partia e Drejtësisë, të bindur në programin e AKR, programi i së cilës Kosovës në këto momente i duhet më së shumti.
Alisahit Shaqiri tashmë ish nënkryetar i Partisë së Drejtësisë dega në Gjilan, Prof. Sadulla Ramizi , themelues i këtij subjekti politik dhe Besnik Poroshtica anëtarë, me një pjesë të Kryesisë dhe pjesës dërmuese të Forumit Rinor, kanë braktisur Partinë e Drejtësisë dhe kanë zgjedhë të jenë anëtarë të Aleancës Kosova e Re.
Të indinjuar nga procedurat dhe mënyra e udhëheqjes me degën, si dhe me tendencën e anashkalimit dhe të injorimit të pjesës më të madhe të Kryesisë së degës nga ana e udhëheqësisë nga qendra në Prishtinë për përkrahje të njëanshme , ne si pjesë e kryesisë shprehëm interesim për tu renditur në gjirin e AKR , me qëllimin më të mirë për të dhënë kontributin tonë në proceset politike në Kosovë, tha Alisahit Shaqiri, ish nënkryetar i PD dega në Gjilan.
Kryesia e AKR dega në Gjilan të aderuarve iu bënë pritje e përzemërt. Agim Rexhepi, kryesuesi i AKR me kët rast iu shprehi mirëseardhje. Këtu jeni në shtëpinë tuaj, AKR është e hapur, është parti liberale, ku të gjithë do të ndihen të barabartë, tha në mes tjerash Rexhepi.
Ideologjia e AKR është mirëqena e qytetarit njëherit është synim i vazhdueshëm dhe të gjitha përpjekjet do të bëhen në këtë drejtim. Kjo do të arrihet me punë, dhe Kosovës sot i nevojiten heronj të punës siç potencon shpesh presidenti Behxhet Pacolli.
Aleanca Kosova e Re do të dëshmoj se është aftë të krijon perspektivë për qytetarin, rrethin dhe shoqërinë në tërësi. Kosovës i nevojitet një politikë e mirëfilltë me programin e ekonomik, çfarë e ka Aleanca Kosova e Re.