Rritet numri i të ri-atdhesuarve në Kosovë
Prishtinë, 19 nëntor - Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K),ka publikuar raportin \"Procesi i Ri-atdhesimit dhe sfidat e Ri-integrimit në Kosovë\".
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendëshme përkatësisht Departamenti për Ri-integrimin e Personave të Riatëdhesuar në periudhen kohore janar-qershor 2014janë riatdhesuar 2 174 persona të kthyer nga shtete të ndryshme të BE-së. Nga numri i përgjithshëm janë të regjistruar 782 kërkesa për ndihmë dhe mbështëtje nga Programi i Ri-integrimit. Kenan Tora nga CRP-K tha se numri i të riatdhesuarve në Kosovë është në rritje nga viti paraprak.
\"Janë nënshkruajtur shumë marreveshje me vendet e BE-së për riatdhesimin e përsonave,por që mungone zbatueshmeria e tyre. Numri I të riatdhesuarve në Kosovë është në rritje\"tha Tora.Infodirekt.tv