29 Prill 2024

Rritet numri i rasteve të trokitjes së qytetarit në dyert e AP

Prishtinë, 29 dhjetor - Institucioni i Avokatit të Popullit (AP) ka mbajtur Konferencën për shtyp të fund vitit, në të cilën është ofruar një rezyme dhe bilanc i punës përgjatë vitit 2011. 

\"Një Hap më Afër Qytetarit\" ka qenë motoja që ka përcjellë punën dhe angazhimin e Avokatit të Popullit gjatë 2011-tës, duke ofruar shërbimet dhe njohurinë për shërbimet dhe mundësitë që ka si institucion me vizitat nëpër të gjitha komunat e Kosovës. 

Avokati i Popullit Sami Kurteshi ka deklaruar se gjatë vitit 2011, numri i rasteve të trokitjes së qytetarit në dyert e AP është rritur.

“Rritja prej 15 % e rasteve të zgjidhura pozitivisht në 2010 në krahasim me vitin 2009, kurse këtë vit edhe 10 % më shumë në krahasim me vitin 2010 është edhe tregues i rritjes së besimit në IAP-në” ka theksuar Avokati Kurteshi.

Rastet drejtuar IAP-së janë nga me të ndryshmet , e fushat e shkeljeve të të drejtave të njeriut, e  prekin pothuajse të gjitha segmentet e shoqërisë.

IAP ka vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me institucione vendore në nivelin qendror dhe lokal, si dhe me shoqërinë civile. Janë mbajtur një varg Tryezash të rrumbullakëta.

Një angazhim i përbashkët, i gjithë palëve, me mbështetjen e OSBE-së,  ka qenë organizimi i tri tryezave të rrumbullakëta nga IAP-ja. Në bashkë organizim me OHCHR-në është shënuar Dita Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut përmes një Tryeze .

Tryezë e rrumbullakët është mbajtur edhe me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, si dhe tryeza  mes IAP-së dhe mediave, në nëntor të këtij viti e cila ka ofruar mundësinë e diskutimit të përbashkët  të relacionit Avokati i Popullit- të drejtat e njeriut- media.

Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim mes IAP-së ,KMDLNJ-së dhe QKRMT-së, ka shënuar inicimin e një mekanizmi transparent dhe të qëndrueshëm  për monitorimin e vendeve ku  mbahen personat e privuar nga liria, si dhe do të punojë në krijimin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës( MKPT).

 Gjithashtu, IAP ka pasur bashkëpunim dhe mbështetje edhe nga institucione dhe mekanizma ndërkombëtar , përfshirë këtu dhe angazhime të përbashkëta  që ndikojnë në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Po ashtu vëmendje e veçantë i është kushtuar ngritjes së kapaciteteve të stafit të IAP-së, këmbimi i përvojave dhe njohja me praktikat me të mira evropiane për personelin e IAP-së.

Gjithashtu, Avokati Kurteshi ka theksuar edhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar IAP- gjatë këtij viti- mos sigurimi i hapësirës për punë, mos miratimi i numrit të punëtorëve profesional, shkurtimet e buxhetit, çështja e pagave të zëvendës avokatëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)