Rritet numri i këshilltarëve të qeverisë
Prishtinë, 13 prill - Numri i këshilltarëve politikë për mandatin e ri qeverisës do të jetë më i madh sesa i atyre që kanë shërbyer gjatë mandatit paraprak.
Kjo do të ndodh për shkak të rritjes së numrit të dikastereve qeveritare.
Rreth një milion euro të buxhetit të qeverisë së Kosovës do të marrin këshilltarët politik gjatë një viti.
Këshilltarëve politikë do t`u duhet ta informojnë rregullisht eprorin e tyre për zhvillimet e fundit politike por gjithashtu duhet të krijojnë edhe lidhje mes eprorit të tyre dhe përfaqësuesve të partive politike në vend.