Rritet frustrimi ndërkombëtar me Kosovën
Prishtinë, 13 tetor - Pjesë të bashkësisë ndërkombëtare kanë nisur të frustrohen me lidershipin politik të Kosovës që nuk po gjen rrugëdalje nga bllokimi politik i shkaktuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Disa diplomatë perëndimorë, që kanë folur për Kohën Ditore në takime të ndara, me kusht të anonimitetit të plotë, janë shprehur të zhgënjyer me paaftësinë, apo me mungesën e vullnetit të partive politike që të gjejnë zgjidhjen për bllokimin, por kanë insistuar se mbeten të vendosur që të mos ndërhyjnë në proces.
Megjithatë, ata kanë paralajmëruar se vazhdimi i situatës së tanishme të cilën disa e quajnë krizë politike, disa institucionale, e disa thjesht bllokim do të shkaktojë pasoja të shumta për Kosovën, si politike ashtu edhe ekonomike.
/koha ditore/