20 Janar 2025

Rritet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Këshillit të Europës

Prishtinë, 30 prill - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Stephane Leyenberg, nga Divizioni i Drejtësisë- CEPEJ/KEED – Sekretar i Komisionit dhe përfaqësuesin nga zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartëright.

Ministri Kuçi informoi përfaqësuesit lidhur me zhvillimet në fushën e sundimit te ligjit, dhe reformat e ndërmarra me qëllim të konsolidimit të infrastrukturës ligjore dhe ngritjes së kapaciteteve njerëzore. Ai tha se, është në interes të veçantë që të sigurohet pavarësia, paanshmëria dhe llogaridhënia e sistemit gjyqësorë.

Leyenberger theksoi se Këshilli i Europës është i interesuar për bashkëpunim konkret me Kosovën, veçanërisht përmes mekanizmave të monitorimit dhe evaluimit të drejtësisë, mekanizma këto të konsoliduar që përdoren në vlerësimin e sistemeve të drejtësisë edhe në shtetet anëtare.

Këshilli i Europës është i interesuar që të rrisë bashkëpunimin me Kosovën dhe përmes evaluimit të sistemit dhe punës konkrete të gjykatave të kontribuoje në ngritjen e efikasitetit të punës së gjyqësorit.

Kuçi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Këshillin e Europës, duke potencuar se tani është e rëndësishme të sigurohet funksionaliteti efektiv i gjyqësorit dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët në mënyrë sa më efikase.

Palët diskutuan për modalitetet e bashkëpunimit edhe me institucionet e tjera në forma të ndryshme me qëllim të realizimit sa më të lehtë praktik të projekteve të ngjashme vlerësuese që kanë për qëllim forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)