RrGGK organizon kuvendin vjetor të 13-të të anëtareve
Prishtinë, 19 dhjetor - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), organizon sot Kuvendin Vjetor të 13-të të Anëtareve të RrGGK.
Për RrGGK-në, kjo është koha më e rëndësishme e vitit kur RrGGK fton të gjitha organizatat anëtare, anëtarër individual, partnerët, miqtë, kolegët, përfaqësuesit e mediave dhe përkrahësit, të na bashkangjiten në Kuvendin Vjetor të Anëtareve.
Është koha kur ne prezantojmë për anëtaret dhe të gjithë ju, suksesin tonë drejt implementimit të Strategjisë 2015-2018, duke u fokusuar në aktivitetet gjatë vitit 2015.
Mbi të gjitha, RrGGK shfrytëzon këtë kohë për reflektim (dhe vlerësim), për festim, dhe për mirënjohje të atyre që kanë dhënë kontribut thelbësor drejt avancimit të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Kosovë dhe jashtë saj.
RrGGK ka filluar të mbajë Kuvendin Vjetor të Anëtareve në vitin 2003, si pjesë e përgjegjësisë së anëtareve të stafit për të raportuar tek Kuvendi i Anëtareve të RrGGK çdo vit.
Në përputhshmëri me Statutin e RrGGK-së, Kuvendi i Anëtareve është organi më i lartë qeverisës, përgjegjës për zgjedhjen e Anëtarëve të Bordit të RrGGK, që mbikqyrë dhe vlerëson punën e RrGGK-së.
\"Ne e marrim shumë seriozisht përgjegjësinë tonë për të raportuar te organizatat anëtare. Në të njejtën kohë, ne besojmë që është mundësi shumë e mirë për të ndarë informata, ti japim energji anëtareve, dhe të krijojmë hapësirë për rrjetëzim\", thekson RrGGK.
Ky takim financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.