17 Janar 2025

RrGGK kundër Projektligjit për Amnistinë

Prishtinë, 4 korrik - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) reagon kundër Projektligjit për Amnistinë dhe u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos votojnë këtë Projektligj sepse me këtë Projektligj po tentohet të amnistohen një numër marramendës i veprave kriminale.

Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës duke u fshehur pas Marrëveshjes së Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, nënshkruar nga Kryeministrat Thaçi dhe Daçiç, më anë të këtij ligji poashtu po falin një sërë të veprave kriminale duke e rrezikuar sundimin e ligjit në Kosovë.

Në këtë ligj amnistohen në mes tjerash edhe veprat kriminale të cilat shkelin të drejtat dhe liritë e njeriut si p.sh lëndimet e lehta trupore që në shumicën e rasteve të përndjekura ose të dënuara lidhen me rastet e dhunës në familje, uzurpimi i pronave si dhe një numër i veprave penale që janë kryer për përfitime individuale.

Mënyra urgjente e procedimit për votim të këtij ligji nga ana e Qeverisë në Kuvendin e Kosovës, dekurajon qytetarët e Kosovës të jenë aktiv për të mirën e vendit të vet.

Poashtu përmbajtja e këtij projektligji amniston krimin dhe godet më së rëndi qytetarët e shumtë të Kosovës që për këto dekadat e fundit kanë punuar me mund dhe nder për ndërtimin e një Kosove funksionale dhe ligjore.

Prandaj RrGGK kërkon nga Kuvendi i Kosovës të mos e voton ligjin dhe ta kthen në rishqyrtim për të përpunuar një ligj me qëllime humanitare e jo kriminele.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)