RrGGK dënon rëndë sjelljen skandaloze ndaj Donika Gërvallës
Prishtinë, 21 maj - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dënon rëndë sjelljen skandaloze ndaj kryetares së degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla.
RrGGK a mësuar se Donika Gërvallës iu ndalua pjesëmarrja në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku pas tentativës së saj për të marrë pjesë në mbledhje ajo u tërhoq zvarrë jashtë.
Dihet mirë që pozita e grave është e pavolitshme në partitë politike ku dukshëm dominojnë burrat. Si rezultat ata duhet të inkurajojnë gratë të marrin pjesë e jo ti përjashtojnë ato. Kjo bëhet përmes kulturës së komunikimit dhe sjelljes së mirëfilltë për të inkurajuar debat dhe komunikim demokratik, pasi që demokracia thëret dialog dhe jo dhunë.
Andaj, RrGGK del në përkrahje të Donika Gërvallës dhe dënon rëndë këtë sjellje skandaloze ndaj saj. RrGGK poashtu kërkon nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura për kryersit e këtij rasti, si dhe të parandalojnë që raste të tilla të ndodhin në të ardhmen.