Rrezohet qeveria Thaçi
Prishtinë, 2 tetor - Me 66 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës miratoi të martën mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së kryeministrit, Hashim Thaçi.
Nismëtare e mocionit ishte Aleanca për Kosovën e Re dhe votimi u bë pas diskutimeve që zgjatën disa orë.
Për të kaluar mocionin dhe rrjedhimisht për të rrëzuar qeverinë, duheshin të paktën 61 vota pro.
Ushtruesi i detyrës së presidentit dhe njëherësh kryeparlamentar i vendit Jakup Krasniqi është zotuar se do të procedoje shumë shpejt shpërndarjen e Kuvendit dhe do të caktojë datën për zgjedhje të jashtëzakonshme.