Rrëzimi përmendores së Nënës Terezë është anti-Mitrovicë, anti-Kosovë, anti-katolik dhe anti-islam.
Përmendorja është ngritur me kontributet vullnetare të qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora ku kontributin kryesor e kanë dhënë vëllezërit Gojcaj nga Amerika,thuhet në reagimin e Spahiut.
Sipas tij ngritja e përmendores së Nënë Terezës në qytetin ku 99% të popullsisë janë myslimanë ka qenë një dëshmi e fortë e vlerave islame siç janë mirëkuptimi dhe toleranca.
Kryesve potencialë të kësaj vepre të ultë nuk mund t'ua paragjykojë përkatësinë etnike, fetare apo kombëtare, por një gjë është e sigurtë: qëllimi i tyre është anti-Mitrovicë, anti-Kosovë, anti-katolik dhe anti-islam, thuhet në reagimin e Spahiut.