Rrëzimi i Qeverisë së Thaçi, prioritet i Vetëvendosjes
Prishtinë, 29 mars - Rrëzimi i Qeverisë së Thaçit me sa duket është prioriteti kryesor në axhendën e Lëvizjes Vetëvendosja.
Kjo vjen rrjedhimisht nga aktivitetet e kryetarit të kësaj lëvizje, Albin Kurtit.
Ky i fundit pas takimit që pati me Isa Mustafën është takuar edhe me Ramush Aradinaj, kreun e AAK-së. Qëllimi i tij për të rrëzuar Qeverinë Thaçi nuk ka gjetur përkrahjen e asnjërit prej zyrtarëve që Kurti takoi.
Kërkesa për ndihmesë për realizimin e këtij qëllimi është drejtuar tek kryetari i Kuvendit Jaup Krasniqi, shkruan Tribuna.
Kryeparlamentari e ka luajtur funksionin e opozitës brenda pozitës që ka qenë në rang të opozitës, e nganjëherë edhe më shumë se aq, ka thënë Kurti.
Krasniqi, sipas tij, ka mundësi por edhe përgjegjësi që të kontribuojë në ndaljen proceseve negative.
Ai ka vlerësuar se Krasniqi është figurë ideale për të kontribuar në këtë drejtim, pasi, sipas tij, e kaluara e tij është e pastër për dallim nga bashkëpartiakët tjerë.