19 Janar 2025

Rrezikohet stabiliteti institucional

Prishtinë, 25 dhjetor - Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka thënë se është duke e përcjellë me vëmendje debatin lidhur me vazhdimin e vendeve të rezervuara për minoritetet.

Në intervistën për “Epokën e re”, Maloku dyshon se delegacioni i Kosovës në Bruksel ka dhënë premtime për vazhdimin e këtyre mandateve. “Sipas të gjitha gjasave dhe mendimit tim, ekipi i Kosovës në bisedime me Serbinë në Bruksel ka dhënë premtime për vazhdimin e vendeve të rezervuara. Nëse ky premtim është dhënë në Bruksel dhe nuk është bërë publik nga ekipi i bisedimeve, atëherë përgjegjësia për këtë i bie këtij ekipi”, ka thënë Maloku.

Në këtë kontekst, Maloku ka thënë se përgjegjësi duhet të mbajnë të gjitha partitë parlamentare shqiptare. Sipas Malokut, Hashim Thaçi është lënë i vetëm në dialog në përballje me Serbinë.

 Ai ka thënë se të gjithë do të duhej të bëheshin bashkë, pozitë dhe opozitë, për të qenë sa më të përgatitur në përballjen me Serbinë. Pavarësisht kësaj, Maloku ka thënë se vazhdimi i 20 vendeve të rezervuara për minoritetet është shumë. “Vendet e rezervuara nuk janë vetëm në Kosovë, ka edhe në Slloveni.

Duhet të merren vesh për vende të rezervuara. 20 vende të rezervuara për minoritetet nga 120 deputetë që ka Kuvendi i Kosovës është shumë.

Përpos vendeve të rezervuara, minoritetet fitojnë ulëse edhe me votë. Minoritet kanë marrë ulëse në Kuvend më shumë sesa meritojnë”, ka thënë Maloku, duke shtuar se në rast se vazhdohen këto mandate, atëherë Kosova ka të bëjë me Ahtisaari plus.
Maloku ka vlerësuar se me vazhdimin e 20 vendeve të rezervuara për minoritetet mund të rrezikohet stabiliteti institucional i Kosovës. “Natyrisht se mund të rrezikohet stabiliteti institucional.

Ende nuk e kemi të qartë nëse do ta pranojnë Kosovën si shtet serbët e veriut. Personalisht kam disa gjëra të paqarta me qëndrimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Nëse këta kryetarë dhe Lista ‘Srpska’ nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës dhe hyjnë në Kuvend nuk e di se si do të funksionojnë”, është shprehur Maloku.


Maloku, i cili ka qenë edhe nënkryetar i AAK-së, ka folur edhe për zgjedhjet lokale të cilat janë mbajtur në Kosovë më 3 nëntor dhe 1 dhjetor. Ai ka thënë se AAK-ja i ka humbur disa komuna për shkak se ka konkurruar me njerëz të dështuar. Maloku ka thënë se AAK-ja ka humbur shansin ta luajë rolin sikurse LSI-ja e Ilir Metës në Shqipëri.

“Pra, ky shans është humbur në mandatin që po shkon. Ramush Haradinaj ka mundur të jetë Ilir Meta i Kosovës”, ka thënë Maloku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)