21 Janar 2025

Rrezikohet legjitimiteti i Gjykatës Kushtetuese

Prishtinë, 19 gusht - Nëse deri me 31 gusht nuk nxirret vendimi për çështjen e kryeparlamentarit atëherë kriza politike mund të thellohet edhe më shumë.

Kjo për faktin, se nga 1 shtatori pritet të kontestohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, për shkak të votës së tre gjyqtarëve ndërkombëtarë.

Vazhdimi i mandatit të tyre pretendohet të jetë bërë pa kaluar në procedurat e rregullta ligjore, duke u mbështetur vetëm në ratifikimin e letërkëmbimit në mes të presidentes Atifete Jahjaga dhe baroneshës Catherhine Ashton.

Eksperti i çështjeve kushtetuese Riza Smaka, ka deklaruar se është dashur të krijoheshin kushtet juridike paraprakisht për vazhdimin e mandatit këtyre gjyqtareve dhe jo në mënyrë arbitrare t’u vazhdohet mandati dhe sipas tij akti i tillë është ilegal dhe në kundërshtim më ligjin.

/Tribuna/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)