Rreth 97 për qind e aplikimeve serbe të jashtëligjshme
Prishtinë, 28 shtator - Vetëm 1,213 nga rreth 39 mijë aplikime të pretendentëve serbë për të votuar kanë qenë të rregullta.
Kështu ka thënë një burim i gazetës Koha Ditore sipas të cilit ka një tendencë që disa kategorive të aplikimeve tu konfirmohet jashtëligjshëm zotësia juridike për votim dhe që numri i votuesve serbë jashtë Kosovës të rritet në 10 mijë.
Sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e verifikimit të aplikimeve, por autoriteteve nuk iu ka pëlqyer rezultati që ka nxjerrë në pah këtë të dhënë.
Valdete Daka ka mohuar të ketë përfunduar procesi i verifikimit, por ka qenë kontraverse në të dhëna.
/Koha Ditore/