19 Janar 2025

Rreth 82% e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë, 31 janar  -  Rreth 82% e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër korrupsionit  që nga fillimi i konsituimeve të Kuvendeve  dhe Qeverive komunale  si rrjedhojë e marrjes së detyrës zyrtare  apo pas mbarimit të saj. 

Ne bazë të listave që Agjencia i ka pranuar nga zyrtarët kontaktues nëpër institucione të ndryshme,  deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës dhe pas largimit nga funksioni publik,  obligim për deklarimine pasurisë kanëpasur  1629 zyrtar, ndërkohëqë 1335 prej tyre e kanë kryer obligimin ligjor. Ky numër  i përgjithshëm i takon krejtësisht  zyrtarëve të niveleve komunale si rezultat i ndryshimeve që kanë ndodhur pas zgjedhjeve të fund-vitit 2013.
 
Gjatë pranimit të listave,  Agjencia ka marr njoftime nga zyrtarët kontaktuesse në disa Komuna ende nuk janë emëruar Drejtorët e Drejtorive apo edhe zyrtar të tjerë të lartë publik  dhe si rezultat i kësaj edhe mungojnë emrat e tyre.
 
Deri më tani Agjencia nuk i ka pranuar listat nga këto institucione: Komuna e Leposaviqit
Shterpcës, Zubin Potokut, Zveçanit, Mitrovicës së  Veriut dhe Parteshit
 
Agjencia ka kërkuar nga kryetarët e komunave tëLeposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanitcaktimin e zyrtarëve kontaktues dhe ofrimin e listave të zyrtarëve të lartë publik. Përsa i përket Komunës sëParteshitajo e ka caktuar zyrtarin kontaktues mirëpo ende nuk e kanë sjell listën e zyrtarëve të lartë publik. Ndërkaq  në rastin e komunës së Mitrovicës sëVeriut duhet të pritet deri pas zgjedhjes së kryetarit tësaj  dhe të kërkohet caktimi i zyrtarit kontaktues dhe ofrimi i listës së zyrtarëve të lartë publik të këtij institucioni.

Agjencia u  bënë thirrje të gjithë atyre që deri më tani nuk e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë atë brenda aftit ligjor, në të kundërtën është e obliguar që ta bëjë publikimin e emrave të atyre që nuk e kanë deklaruar pasurinë, dhe për më tepër është e obliguar që të paraqesë  kallëzim penal tek Prokurorit Kompetente komfor Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)