Rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës
Në ditën e parë të këtij aktiviteti, rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët u pritën nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.
Në kuadër të aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura edhe të martën, më 19 korrik, nga ora 8:00 - 16:00.