Rrebelohet dega e LDK-së në Viti
Prishtinë, 21 tetor - Antari i kryesis së degës së LDK-së në Viti Faruk Nura ,ka reaguar ashpër kundër zhvillimeve brenda LDK-së në emisionin Katroro ne First Channel,ai ka akuzuar kryesin qëndrore për siq e quan ai diskriminim të degës së LDK-së në Viti.
Ai gjithashtu ka thën se demokracia në të cilën thirret LDK-ja nuk ekziston fare,aty brenda natës ngritën dhe bëhen figura kryesore, duke e quajtur Bajram Gecin dhe Bardhyl Metaj si parashutista në këtë parti.
Ai nuk ka kursyer as kryetarin e degës së LDK-së në Viti Sokol Halitin,duke e quajtur njeri të klaneve që kan qeverisur edhe më heret.
\"Me Sokol Halitin nuk qeveris LDK-ja në Viti, por qeveriz klani, që në viti njifet si klani i Zemunit\", ka theksuar ai.
Akuzat nuk kan përfunduar me kaq. Nura ka thën ndër të tjera se edhe gjatë fushatës në zgjedhjet e 8 qershorit ka pas manipulime nga vetë komisioneret e LDK-së ,që kan kontrabanduar vota dhe nuk kemi pas as një qasje për tu informuar deri sa kemi pa rezultatet nga KQZ-ja.
\"Ne shumica si kryesi e LDK-së nuk jemi pro koalicionit VLAN,dhe nëse do te shkohet në zgjedhje ne nuk do ta përkrahim nje listë të përbashkët dhe jemi kundër nje liste të tillë\", ka theksuar Nura.