Rrahje mes shqiptarve dhe serbëve
Mitrovicë, 12 tetor - Mbremë rreth orës 13:59 në rrugën e Kolashinit Mitrovicë është raportuar një incident rrahje ku të përfshirë ishin tre persona te përkatësisë etnike shqiptar dhe dy persona te përkatësisë etnike serb.
Si pasoj e përleshjes dy serbët pjesëmarrës ne rrahje kanë pësuar lëndime të lehta trupore pas një tretmani mjekësor ne spitalin verior te qytetit dy te lënduarit me vonë iu janë nënshtruar procedurave policore te intervistimit.
Bazuar në deklaratat fillestare nga te lënduarit dyshohet se tre personat e pjesëmarrës ne rrahje i takojnë përkatësisë etnike shqiptare dhe se janë te njohur për viktimat.
Hetimet e para te bëra janë nisur mbi dyshimin e bazuar se njërit nga tre personat e dyshuar shqiptar ne vendin e ngjarjes të iu ketë vërejtur një armë (pistoletë),
Me urdhër të prokurorit më vonë në Rr e Kolashinit është bastisur shtëpia e njërit nga të dyshuarit shqiptar pjesëmarrës ne rrahje , ku gjatë bastisjes ne shtëpinë e tije janë gjetur 86 fishek te kal 7.62mm dhe një këllëf pistolete,i dyshuari E. R pas intrevistimit me urdhër te prokurorit është liruar për procedurë te rregullt. .