16 Janar 2025

Rompuy, rikonfirmon perspektivën evropiane të Kosovës

Bruksel, 19 shkurt - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi sot në Bruksel ka takuar kryetarin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy.

Thaçi ka falënderuar diplomatin evropian për mbështetjen e bllokut, ndërsa ka theksuar përkushtimin e autoriteteve kosovare për konsolidimin e duhur të shtetit të Kosovës

Duke folur për takimin me homologun e Serbisë, Ivica Daçiq, i cili do të zhvillohet po sot në Bruksel, Thaçi ka thënë se qëllim i këtyre bisedimeve nuk është që Kosova dhe Serbia të mundin njëra-tjetrën, por të lëvizin përpara, drejt integrimeve evropiane dhe euro-atlantike. Kryeministri Thaçi në këto takime i ka siguruar bashkëbiseduesit se Kosova do të përmbushë të gjitha kriterët për integrimin e vendit në strukturat evropiane.

 “Jemi duke punuar për të implementuar të gjitha reformat demokratike në legjislacion, ekonomi, në politikë. Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me të gjitha autoritet evropiane në Kosovë, me EULEX-in, bashkërisht për të punuar për rend dhe ligj, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative”, tha Thaçi.

Sipas tij, e ardhmja e Kosovës është e sigurt, është e ardhme evropiane.

“Sot ne do të takohemi edhe në raundin e pestë të bisedimeve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Qëllimi dhe synimi ynë është integrimi i të gjithë serbëve në institucionet dhe shoqërinë kosovare. Ne po ndërtojmë një vend me të drejta më afirmative për të gjithë qytetarët, në veçanti për komunitetin e minoriteteve”, tha kryeministri.

Ai shprehur besimin se edhe në këto bisedime do të ngadhënjejnë vlerat evropiane.

“Dëshiroj t’iu falënderoj për kontributin tuaj dhe mbështetjen e këtij procesi. Kosova do të lëviz e sigurt drejt perspektivës për integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian’, deklaroi Thaçi, duke shtuar se do t’i zbatojnë të gjitha kriteret e nevojshme.

Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, tha se ka rikonfirmuar perspektivën evropiane të Kosovës.

“E theksova se shtetet anëtare të BE-së kanë caktuar një agjendë ambicioze për vitin 2013, që i mundëson perspektivë të mirë Kosovës. Kosova duhet të përmbushë prioritetet afatshkurta të dala nga Studimi i Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, siç janë sundimi i ligjit, tregtia, administrate publike dhe mbrojta e minoriteve”, u shpreh Rompuy.

Ai kërkoi që Kosova të bashkëpunojë me misionin Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Po ashtu diskutuam edhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja me Beogradin. Përgëzova kryeministrin dhe përfaqësuesen e lartë, Cathy Ashton për progresin e arritur deri më tani. E lavdërova kryeministrin Thaçi për kontributin e tij personal për këtë proces dhe vizionin e tij, dhe e inkurajoj fuqishëm që edhe sot të tregoj këtë qasje konstruktive në dialogun me kryeministrin e Serbisë. Rezultati konkret në këtë dialog është esencial për progresin drejt BE-së për të dy vendet, Kosovën dhe Serbinë”, citohet të ketë thënë Rompuy.

Duke potencuar rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, presidenti i Këshillit Evropian tha se e din sa me rëndësi është kjo çështje për njerëzit e Kosovës.

"Edhe këtu, progres i mirë është bërë dhe autoritetet e Kosovës kanë bërë shumë punë. Jam I sigurt se kryeministri do të vazhdojë të shtyjë këtë proces, dhe të përfundoj punët që ende kanë mbetur pa u bërë. BE-ja dëshiron që Kosova të jetë e suksesshme."

"Por më lejoni po ashtu të them qartë se ky është një proces teknik dhe kriteret e nevojshme duhet të përmbushen. BE-ja do të përkrah angazhimin e saj ndaj Kosovës. Këshilli do të rishikoj progresin në pranverë, kur edhe do të shikohet për mundësinë e nxjerrjes së një vendimi për nisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)