Rompuy ka arritur në Kosovë
Prishtinë, 1 korrik - Presidenti i Këshillit Europian, Herman Van Rompuy sot në mesditë ka arritur në Kosovë, ku në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari është pritur nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.
Gjatë vizitës së tij, Presidenti Van Rompuy do të takohet me krerët më të lartë të institucioneve vendore. Ai do të takohet me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Vizita e Van Rompuy është e para pas hapjes së bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Kosovës.