16 Janar 2025

Roli i noterëve është shumë i madh në rritjen e efikasitetit në gjykata

Prishtinë, 24 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti një delegacion nga Unioni Ndërkombëtar i Noterëve, i udhëhequr nga Dominique Savoure.

Presidentja Jahjaga me këtë rast the se Oda e Noterëve të Kosovës dhe noterët janë pjesë shumë e rëndësishme e sistemit të Drejtësisë në Kosovë.

Roli i noterëve sipas Jahjages është shumë i madh në rritjen e efikasitetit nëpër gjykata sidomos në çështje që kanë të bëjnë me pronën, trashëgiminë dhe familjen, por rol të rëndësishëm noterët kanë edhe në zvogëlimin e korrupsionit.

Dominique Savoure, udhëheqës i delegacionit nga Unioni Ndërkombëtarë i Noterëve tha se është i kënaqur me gjendjen në Noterinë e Kosovës. Ai nënvizoi se roli primar i Noterëve është siguria juridike si dhe respektimi i rendit e i ligjit.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe  kryetarja e Odës së Noterëve të Kosovës,  Arbena Shehu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)