28 Dhjetor 2024

Rohan: Zgjedhjet serbe në Kosovë të paligjshme

Prishtinë, 25 maj - Ish-ndërmjetësi i OKB-së në bisedimet për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka deklaruar se zgjedhjet lokale serbe në Mitrovicë janë të paligjshme dhe se rezultati i tyre nuk do të njihet ndërkombëtarisht.

Në një intervistë për BBC-në Rohan ka theksuar se është e vështirë që të parandalohet mbajtja e tyre për shkak të mundësisë së shpërthimit të dhunës. Sipas tij Serbia me këtë veprim vazhdon ta cilësojë Kosovën si pjesë të saj.

Duke folur për mundësinë e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, ai tha se ato nuk duhet të shihen si një raund i madh zyrtar, por si diskutime praktike për çështje plotësisht pragmatike.

Zoti Rohan tha se misioni i EULEX-it ka fuqi ekzekutive në fushën e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ka të drejtën e ndërhyrjes edhe në institucionet e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)