Rohan: Jo autonomi për veriun
Prishtinë, 14 gusht - Ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan, përjashtoi mundësinë e ndarjes së Kosovës.
Ai tha se nuk duhet të ketë autonomi tjetër për veriun, pos asaj që është paraparë për komunat në kuadër të Pakos së Ahtisarit. Zgjidhja për problemet në veri, duhet të gjendet në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit, ka thënë Rohan.