20 Janar 2025

Robertson nderohet me “Medaljen e artë të lirisë”

Prishtinë, 19 janar -  Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim lordin George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, të cilit i dorëzoi “Medaljen e artë të lirisë” për kontributin e lartë për lirinë e Kosovës, që i është ndarë nga ish-Presidenti dr. Ibrahim Rugova.

Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për ndihmën që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në periudhën më të rëndë dhe në fazën e shtetndërtimit të saj. Presidentja Jahjaga tha se intervenimi i NATO-s, pjesë e cilës ishte edhe Britania e Madhe, ishte vendimtar për të ndaluar gjenocidin në Kosovë dhe për ta shpëtuar popullin e Kosovës.

Presidentja Jahjaga çmoi kontributin e Lordit Robertson në çlirimin e Kosovës dhe në mbrojtjen e vlerave demokratike të botës të përparuar. Ajo tha se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për kontributin e mijëra djemve dhe vajzave që shërbyen në Kosovë në kuadër të forcës paqeruajtëse të KFOR-it dhe misioneve ndërkombëtare, duke garantuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin.

Lordi Robertson shprehu falënderimin e tij për dekoratën dhe nderimin që i është bërë dhe e cilësoi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si një veprim të drejtë, i cili përcaktoi edhe jetën e tij. Ai shtoi se është krenar me të arriturat e Kosovës, duke u shprehur se e ardhmja e Kosovës është në duart e vet qytetarëve të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)