Rita Hajzeri nga AKR kalon në LDK
Prishtinë, 25 tetor - Deputetja nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Rita Hjzeri ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Anëtaren e re të LDK-së e prezantuan kryesia e LDK-së duke thurur plotë lëvdata për të. Ajo tha se nuk i ka pëlqyer politika e AKR-së që është duke e luajtuar së fundi karshi PDK-së, por sipas saj edhe shumë arsye tjera.
Tni e tutje angazhimi im politik do të jetë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Vizioni i LDK-së për liri dhe pavarësi është realizuar, ndërsa demokracia në vendin tonë do të jetësohet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por vetëm atëherë kur LDK-ja do të jetë lidere e qeverisjes në Kosovë, çka deri më tani asnjëherë nuk ka qenë lidere e qeverisjes në Kosovë, por vetëm pjesë e saj, tha ajo.
AKR-së para pak dite i kishte ikur edhe Njomza Emini dhe tash edhe Rita Hajzeri. Hajzeri është nënkryetare e Komisionit për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin e Kosovës dhe shpesh ka akuzuar qeverinë për politika të dështuara sociale.