Rinumërohen 14 vendvotime
Prishtinë, 11 qershor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe të rezultateve ka vendosur që të rinumërohen 14 vendvotime. Në disa vendvotime, kanë votuar deri 100 përqind të personave që gjendeshin në listën zgjedhore. Asnjëri nga vendvotimet nuk është në Drenicë.
Arsyeja e numërimit është mos përputhja e formularëve të rezultateve. Nga këto 14 vendvotime 3 janë në Prishtinë, 4 në Podujevë, 2 në Prizren, nga një në Graçanicë, Istog, Fushë-Kosovë, Lipjan dhe Mitrovicë.
Vlen të përmendet së nga të gjitha këto kuti asnjëra nuk është nga rajoni i Drenicës.