23 Janar 2025

Rinkevics, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë

Prishtinë, 23 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Letonisë, Edgars Rinkevics.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa dhe ministri Rinkevics, kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, për proceset integruese evropiane të Kosovës si dhe çështje të tjera aktuale.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, duke theksuar prioritetet e Programit Qeverisës për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, punësimin dhe mirëqenien, sundimin e ligjit, agjendën evropiane si dhe reformat thelbësore në arsim dhe në shëndetësi, si pjesë e zhvillimit të vendit.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi angazhimin e posaçëm të Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, duke shprehur nevojën e nënshkrimit sa më shpejt të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe liberalizimin e vizave për kosovarët.

Ministri i Punëve të Jashtme i Letonisë, Edgars Rinkevics, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Letonisë për Kosovën, veçmas në proceset integruese evropiane.

Kryeministri Mustafa dhe ministri Rinkevics biseduan edhe për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)