22 Dhjetor 2024

Rinisja e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor kërkon objektiva ambicioze

Prishtinë, 20 tetor - Kancelari gjerman Olof Scholtz do të rifillojë Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor (BP) në fillim të këtij nëntori. Liderët e vendeve të BP6 (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) pritet të arrijnë marrëveshje për lëvizjen e lirë me karta identiteti, njohje të kualifikimeve akademike dhe kualifikime profesionale.

Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve do të shënojë një rifillim novator të Procesit të Berlinit, si dhe një shtysë për një nga nismat e tij më të spikatura - Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM).

Megjithatë, Procesi i Berlinit duhet të shkojë më përtej dhe t'i nënshtrohet një rishikimi më të thellë.

Gjermania dhe partnerët e saj evropianë duhet të rivizitojnë, si dhe të rishqyrtojnë objektivat themeluese të kësaj iniciative, duke përfshirë zgjidhjen e problemeve bilaterale dhe të brendshme, bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe rritjen e qëndrueshme për BP, në mënyrë që kjo iniciativë të  tejkaloj sfidat dhe të arrij suksesin e mundshëm.

Që nga fillimit e tij në 2014, Procesi i Berlinit pati mjaft ndikim për të mbledhur së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor përgjatë samiteve vjetore, si dhe për të shtyer para një sërë agjendash përfshirë CRM-në, Agjendën e Konektivitetit, Marrëveshjen e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor (GDWB), ndër të tjerash.

Megjithatë, përgjatë viteve, Procesi i Berlinit shpërfaqi kufizime në arritjen e disa objektivave të tij. Problemet e vazhdueshme bilaterale dhe mungesa e kapaciteteve brenda qeverive të BP6 penguan suksesin e kësaj iniciative.

Shtytja e dobët politike nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe integrimi i ulët me kornizën e procesit të zgjerimit të BE-së luajtën gjithashtu një rol kritik. Për më tepër, Procesit të Berlinit i mungonte vazhdimësia në mbajtjen e prioriteteve dhe çështjeve në agjenda. Pa asnjë mekanizëm monitorues dhe administrues, agjendat e saj u stërngarkuan dhe u shterruan.

Procesi i Berlinit u ndërpre kur Kancelarja Merkel la postin e saj në vitin 2021. Kjo, së bashku me entuziazmin e ulët te BE-së për zgjerimin, krijuan hapësirën e nevojshme që “Open Balkan” të formohej në vitin 2021, si një nismë e pjesshme rajonale për bashkëpunimin tregtar, e mbështetur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, lënë pas Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën (BiH) dhe, për momentin, Malin e Zi. Ka shqetësime në rritje për mbivendosjen e kësaj nisme me ate të CRM –së, një nismë e lidhur me tregtinë, e krijuar në kuadër të Procesit të Berlinit në vitin 2020.

Nga ana tjetër, CRM-ja përballet me sfida serioze në zbatimin e masave, kryesisht për shkak të trashëgimisë së dobët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA)- që poashtu konsiderohet një nismë e politizuar.

Përfshirja e CEFTA-s së vjetëruar në zbatimin e CRM-së minimizoi perspektiven e Procesit të Berlinit, si dhe u dha një shije të hidhur shumicës së akterëve rajonal të interesur.  

Nëse CEFTA nuk mund të restaurohet për të trajtuar të gjithë BP6 në baza të barabarta, BE-ja, Shtetet Anëtare dhe ShBA-ja duhet të shtyjnë për të funksionalizuar një marrëveshje më të re tregtare rajonale - dhe të riorganizojnë një ndarje të qartë të punës midis të gjitha agjendave konkurruese të tregtisë rajonale.

Pas Samitit të Nëntorit, Procesi i Berlinit duhet të siguroj objektiva më ambicioze. Kjo mund të bëhet vetëm nëse zhvillohet për t'u integruar më mirë me procesin e zgjerimin të BE-së dhe të anëtarësimit për BP-në, nëse rritë fondet për Agjendën e Konektivitetit, shtyen për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale si dhe siguron një platformë në të cilën të gjithë BP6 marrin pjesë dhe përfaqësohen në mënyrë të barabartë

Ky publikim ofron analizë krahasuese të Procesit të Berlinit deri tash dhe jep disa rekomandime të rëndësishme, në mënyrë që të ketë sukses në të ardhmen.

 -

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)