Rinia e PDK-së festoi Ditën Ndërkombetare të Sportit dhe Paqes
Në mesin e të rinjve ishte Ministri i Kulturës e Sportit, njëherit nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i Degesë së Prishtinës, Lirak Çelaj.
Ministri Memli Krasniqi tha se festimi i Ditës së Sportit dhe Paqes dëshmon se Partia Demokratike e Kosovës është i vetmi subjekt që i kushton rëndësi këtyre ditëve mjaftë të rëndësishme dhe atraktive për të rinjt, kjo tregon vlerat që ka rinia e PDK-së. Poashtu, ai tha se Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Thaçi është e vetmja qeveri që ka ngritur dhe zhvilluar sportin, si në Kosovë ashtu dhe në përfaqësimin e tij në arenën ndërkombëtare.
Ndërsa, kryetari i Degës së Prishtinës Lirak Çelaj tha se përderisa institucionet komunale dhe subjektet tjera janë në gjumë dhe mundohen që ta politizojnë sportin për qëllime politike ditore, Rinia e Partisë Demokratik të Kosovës me këto aktivite po arrinë që sportin ta promovojë në mënyrë të shkëlqyer në kryeqytet.
Sipas të rinjve të PDK-së që ishin organizatorë të këtij aktiviteti, kjo festë po shënohet në mënyrë vullnetare për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Paqe dhe Zhvillim, me qëllim të promovimit dhe inkurajimit të të rinjve në kryeqytet të merrën sa më shumë me sport dhe ta duan paqen.