Rinia diskuton ndikimin e pandemisë në pjesëmarrjen politike
Prishtinë, 15 shtator - Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë Rrjeti Evropian i të Rinjve për Demokraci EDYN organizon një tryezë diskutimi me të rinjë nga partitë politike, shoqëria civile dhe etni të ndryshme, me temën "Ndikimi i pandemisë në pjesëmarrjen politike të të rinjve".
Kjo tryezë ka për qëllim që të mundësojë diskutimin në mes të të rinjve lidhur me ndikimin e pandemisë COVID-19 tek të rinjët, veçanërisht tek të rinjët që vijnë nga komunitetet pakicë në zhvillimin e tyre personal, planifikim të karrierës, arsim dhe punësim.
Ky aktivitet do të organizohet sot me pjesëmarrjen e 20 të rinjëve dhe do të shërbej për rrjetin EDYN që të dëgjojnë përspektivat e njëri-tjetrit dhe të dalin me një sërë rekomandimesh se si të rinjët mund të mbështeten gjatë këtyre kohrave të vështira me pandeminë Covid-19.
Ngjarja do të fillojë më fjalën hyrëse të zJames Evans – Butler, Ushtrues detyre i Drejtorit për qeverisje dhe demokraci në USAID Kosovë dhe Drejtorja e NDI në Kosovë, Ambasadorja Nancy Soderberg. Pastaj, Udhëheqësit e EDYN në Kosovë, Donjet Bislimi dhe Blerta Berisha do të bëjnë hapjen e diskutimit me përfaqësuesen e Grupit të Deputetëve të Rinjë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, znj. Fjolla Ujkani.
Rrjeti i të Rinjve Evropian për Demokraci - EDYN është rrjet i të rinjëve përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile të moshës 18-32 vjeç, të cilët ndajnë përkushtimin e tyre në zbatimin dhe fuqizimin e demokracisë.
EDYN është themeluar në vitin 2018 me mbështetjen e NDI, IRI dhe USAID në Washington DC përderisa EDYN në Kosovë momentalisht përfaqësohet dhe mbështetet nga një rrjet i të rinjve i përbërë nga 11 të rinjë liderë të së ardhmes në Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë diskutim do të jenë anëtarët e EDYN në Kosovë dhe të rinj përfaqësues të partive politike dhe organizatave për të rinjtë në Kosovë.