21 Janar 2025

Rinegocimi i mundshëm i Marrëveshjes për Asociacionin

Prishtinë,  22 dhjetor - Mundësia që Gjykata Kushtetuese të nxjerrë vendim që rrëzon së paku pjesërisht Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë tashmë po merret parasysh seriozisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.

Sipas burimeve diplomatike perëndimore, me të cilat ka komunikuar “Koha Ditore”, nëse Kushtetuesja shpall jokushtetuese ndonjë pjesë të Marrëveshjes së kontestuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, atëherë kjo marrëveshje e arritur në Bruksel do të rinegociohet.

Sipas një zyrtari të lartë të një shteti perëndimor, një gjë e tillë nuk flitet haptas, për shkak se nuk dëshirohet që kjo gjë të shihet si inkurajim për Gjykatën Kushtetuese që ta shpallë Marrëveshjen e Asociacionit si antikushtetuese.

Megjithatë, zëra të ndryshëm tashmë kanë folur edhe hapur se pjesë të Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk duken të jenë në harmoni me idenë e një shteti multietnik, që synon të funksionojë me standarde demokratike evropiane dhe se ajo edhe mund të ndryshohet.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)