24 Dhjetor 2024

Rikonfirmohen marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë

Prishtinë, 20 shtator - Roli dhe kontributi i shqiptarëve në Kroaci dhe mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën, ishim temë e takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me znj.Ermina Lekaj-Përlaskaj, deputete në Kuvendin e Kroacisë.

Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen e thellë të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për Republikën e Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Ai shprehu gatishmëri për bashkëpunim ndërinstitucional dhe projekte që rrisin mirëqenien e shqiptarëve në Kroaci.

Znj. Lekaj i paraqiti kryeministrit mundësi konkrete të intensifikimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në nivel akademik dhe kulturor, si dhe në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

Në këtë takim të përzemërt u rikonfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe mënyrat për t’i forcuar ato në të ardhmen.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)