Riinvest prezanton raportin për bashkëpunimin rajonal në Ballkanin perëndimor

Prishtinë, 16 dhjetor - Instituti Riinvest organizon tryezen e diskutimit 'Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor' i cili adreson për herë të parë inciativat e ndryshme të bashkepunimit rajonal si Procesi i Berlinit, Hapësira e Përbashkët Ekonomike, Mini Shengeni, Tregu i Përbashket, Hapësira Ekonomike Europiane.
Prishtinë, 16 dhjetor - Instituti Riinvest me mbështetjen Fondacionit te Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) organizon tryezen e diskutimit 'Bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor'.
Ky raport ka për qëllim që të inicioj një debat domethënës lidhur me iniciativat e ndryshme të bashkëpunimit rajonal si ‘Procesi i Berlinit’, ‘Hapësira e Përbashkët Ekonomike’, ‘Mini Shengeni’, ‘Tregu i Përbashkët’, ‘Hapësira Ekonomike Evropiane’ , e të ngjashme për të definuar më qartë pozitën e Kosovës në këto iniciativa si dhe për të analizuar interesat politike dhe ekonomike.
Riinvest synon qe përmes një studimi të tillë si dhe platformave përmes së cilave do të lansohet, të nxisim një debat cilësor dhe të angazhuar midis aktorëve relevantë lidhur me këto çështje.
Si përfundim, ky studim ka për qëllim të paraqesë sfidat dhe mundësitë reale të funksionimit të këtyre opsioneve mbi bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perendimor, të hedhura në publik së fundmi, përmes zbërthimit të secilit nga to.
Theks i veçantë do jetë aspekti ekonomik. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për rajonin tone në kushtet kur zgjerimi i BE-së po bëhet gjithnjë e më i paqartë.
Paqartësia shtohet edhe më tej duke ditur implikimet e mëdha negative ekonomike që BE pritet të ketë pas krizës globale shëndetësore dhe ekonomike qëdo shkaktojë pandemia COVID-19