Rihapet Bashkësia Lokale në fshatin Hajvali
Prishtinë, 23 qershor - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Drejtoria e Administratës po e bënë rihapjen e Bashkësisë Lokale në fshatin Hajvali, i cila ishte jo-funksionale që nga paslufta.
Komuna e Prishtinës është e përkushtuar në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Kryeqytetit, prandaj ri funksionalizimi i kësaj Bashkësie, jo vetëm që do tu ofrojë qytetarëve të kësaj zone qasje më të lehtë në kërkesa për pajisje me dokumente të gjendjes civile, por edhe do e kursejë kohën e tyre për marrje të shërbimeve nga Komuna.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Drejtorin e Administratës, Bersant Beka, pas përurimit të rihapjes së Bashkësisë Lokale në fshatin Hajvali, do të dalin me një konferencë për media ku edhe do të japin informacion më shumë rreth shërbimeve që do të ofrojë Bashkësia Lokale në fshatin Hajvali.