Riformatimi i qeverisë mund të ndodhë javën e ardhshme
Prishtinë, 2 mars - Nëse përfundojnë të gjitha konsultat e partnerëve të koalicionit të të gjitha partive, atëherë riformatimi mund të ndodh javën e ardhshme apo me se largu pas dy jave.
Kështu është shprehur në një intervistë për Epoka e re, zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari- Lila e cila ka vlerësuar punën e bërë nga ky koalicion.
Besoj se është çasti u fundit sepse është zhagitur shumë dhe është folur shumë. Nëse përfundojnë të gjitha konsultat e partnerëve të koalicionit të të gjitha partive, atëherë riformatimi mund të ndodh javën e ardhshme apo një javë prapa. Pra, është çështje ditësh përbërja e re e qeverisë, është shprehur Kusari-Lila.