Rifat Berisha nderohet me Urdhrin Hero i Kosovës

Prishtinë, 5 maj - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që, me rastin e njëqindvjetorit të lindjes dhe të 61-vjetorit të rënies, Rifat Berishës ti jepet Urdhri Hero i Kosovës, për kontribut të veçantë dhënë për lirinë e Kosovës.
Ky Urdhër u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Vendimi i Presidentit merret në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28 si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre, Neni 3, 19 dhe 34.