Ridizajnohet marrëveshja midis partnerëve PDK - AKR
Prishtinë, 27 prill - Partia Demokratike e Kosovës dhe Koalicioni për Kosove të Re gjatë një takimi në mes të Hashim Thaçi, Kryetar i PDK-së dhe Bexhet Pacolli, kanë fuqizuar dhe ridizajnuar Marrëveshjen për Partneritetit Qeverisës.
Të dyja palët kanë harmonizuar pikat e përbashkëta programore për mandatin qeverisës dhe kanë përcaktuar përgjegjësitë e secilit subjekt si dhe anëtar të qeverisë.
Gjatë takimit është arritur pajtueshmëri që të themelohet Ministria për Diasporë, e cila do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i KKR së dhe që brenda një afati të nevojshëm kohor KKR do të drejtojë edhe një ministri.
Partnerët e koalicionit janë pajtuar që të bashkëpunojnë në implementimin e programit qeveritar dhe politikave të përbashkëta programore.