RIDEA prezanton çështjen e Trepçës dhe krimet e luftës në dialogun Kosovë - Serbi
Prishtinë, 18 nëntor - Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) do të bëjë prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë - Serbi.
Prezantimi i pare qe do te behë është çështja e Kompleksit të Trepçës në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ky punim do te prezantohet nga ekspertët e Institutit RIDEA, Prof. Iraj Hashi dhe Dr. Ermal Lubishtani.
Ndërkaq prezantimi i dytë është lidhur me çështjen e reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘finales së madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Punimi do te prezantohet nga eksperti i Institutit RIDEA, Prof. Qerimi Qerimi.
Përveç tjerash, në konferencë do të shpalosen disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimet në fjalë.
Punimet hulumtuese ofrojnë këshilla dhe sugjerime konkrete për institucionet e Kosovës se cili duhet të jetë pozicioni specifik i Kosovës në secilën prej çështjeve të lartëpërmendura.