18 Maj 2024

Riatdhesohen azilkërkuesit e deklaruar rrejshëm si kosovarë

Prishtinë, 8 nëntor - Mijëra persona të nacionaliteteve të ndryshme nga vendet fqinje të Kosovës po humbin lejeqëndrimin dhe shtetësinë në vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian për shkak të deklarimit të rremë si shtetas kosovar.

Pas verifikimeve që po bëjnë autoritetet kosovare me kërkesë të shumë vendeve të BE-së këta persona po kthehen në vendet e tyre.

Vendet e Bashkimit Evropian dhe të tjera po vazhdojnë t’u dërgojnë autoriteteve në Kosovë lista azilkërkuesish kosovarë për të vërtetuar shtetësinë e tyre.

Ndërsa procesi i verifikimit që po bëjnë autoritetet në terren ka rezultuar deri më tani me mijëra shtetas të rremë të Kosovës. Këta persona për të rregulluar statusin e tyre në vendet e huaja janë deklaruar si kosovarë të ikur nga lufta në Kosovë .

Blerim Camaj, shef i Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës ka thënë se mijëra verifikime kanë rezultuar me deklarime të rreme.

“Në ato shtete ku është kërkuar azili kanë kërkuar përmes ambasadave të tyre verifikimin e këtyre tek Agjencia jonë. Ne kemi dalë në terren dhe kemi verifikuar dhe fatkeqësisht ka rezultuar se ata janë shtetas të shteteve përreth, Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë”, ka thënë Camaj.

Sipas Camajt shumicën e këtyre personave sipas informatave kthyese po i kthejnë në vendet e tyre pavarësisht statusi i tyre i rregulluar. “Krejt këto njoftimet tona që ua dërgojmë se nuk janë shtetas të Kosovës ua prishin shtetësinë dhe i kthejnë”, ka thënë Camaj.

Autoritet kosovare kanë konfirmuar numrin prej 11 mijë kërkesash për verifikim. Por, nuk e kanë dhënë numrin e saktë të personave që kanë rezultuar të kenë shtetësi të rreme.

Kthimin e rreth 2700 personave e kanë konfirmuar zyrtarët e emigracionit nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë.

Ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë kanë shpjeguar se është një numër prej 800 shtetas maqedonas që është paralajmëruar të kthehen .

Shumica e listave që ambasadat e huaja po sjellin për verifikim në Kosovë përmbajnë kryesisht azilkërkues që gjatë viteve 1998-99 të deklaruar si shtetas kosovarë kanë arritur të sigurojnë lejeqëndrim në vende të ndryshme.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)