27 Dhjetor 2024

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve mund të shpallen javën tjetër

Prishtinë, 26 shkurt - Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor në Kosovë (KQZ) Valmir Elezi ka thënë të premten se javën tjetër mund të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Sipas tij të shtunën mund të përfundojë rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja dhe vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

“Kjo na bon të mundur që të fillojmë pastaj me numërimin e votave me kusht dhe votave që kanë ardhur me postë. Pas përfundimit këtyre dy proceseve dhe procedurave tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, KQZ-ja mund të bëjë shpalljen përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve. Po besojmë shume që kjo do të mund të bëhet në fillim të javës që vjen”, ka deklaruar ai.

Sa u përket votave me postë, KQZ-ja deri më tani ka shqyrtuar 41 mijë e 236 pako të supozura me fletëvotime.

Prej tyre 48,728 zarfe janë pranuar derisa 18,876 tjera janë refuzuar.

Elezi ka thënë se janë duke se janë rinumëruar 377 vendvotime. Po ashtu, Elezi tha se është duke vazhduar edhe procesi i vlerësimit të pakove që kanë ardhur nga diaspora.

Ai ka sqaruar janë aprovuar 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime dhe 18 mijë e 876 zarfe janë të refuzuara.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar maksimalisht për të përmbyllur sa më shpejt aktivitetet që janë duke u zhvilluar këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, me qëllim të shpalljes së rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët”.

“Dy aktivitetet që po zhvillohen këtu (I) rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja dhe () vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës, mund të themi se janë në përfundim e sipër dhe presim që të përmbyllen ditën e shtunë”.

“Deri më tani janë rinumëruar rreth 70% apo 377 vendvotime nga 552 sa është numri i përgjithshëm i tyre pas vendimit të fundit të KQZ-së.  Shërbimi votues i KQZ-së është në përfundim e sipër të vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës, nga 2 – 12 shkurt”.

“Nga puna e deritashme nga ky shërbim janë hapur 41 mijë e 236 pako të supozuara me fletëvotime prej nga kemi të aprovuara 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime dhe 18 mijë e 876 zarfe të refuzuara. Arsyet e mosaprovimit të tyre janë të ndryshme, por mund të kategorizohen në 5 grupe kryesore: 8 mijë e 417 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 6 mijë e 113 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 1 mijë e 268 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 2 mijë e 249 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar (votim grupor);  829 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)